Transmetuar më 04-11-2019, 09:26

Këngëtari Stefi Prifti komenton situatën e krijuar në festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Për emisionin “Thumb On”, ai deklaroi se Eurovision ka shkaktuar një çrregullim të jashtëzakonshëm tek Festivali Kombëtar.

“Kam dëgjuar por nuk jam në dijeni në detaje. Sa i përket këtyre debateve unë ndoshta mund të mos jem dakord për numrin e jurisë. Më duket pak tre veta. Unë si artist mendoj se herë pas here duhet të kemi të tilla debate. E marrim vesh këngën fituese minimalisht 2-3 muaj përpara dhe këtë nuk e kam kuptuar kurrë”, u shpreh Stefi.

Ai shtoi se lakohen dy emra këngëtaresh por nuk e kuptoj pse duhet të lakohen këto dy emra, ndaj propozon që festivali të ristrukturohet dhe rikonceptohet.

“Nuk mendoj që ka asnjë arsye që producentët të funksionojnë në këtë mënyrë, e parazgjedhin fituesin, jo në momentin që del lajmi dy tre muaj përpara por e parazgjedhin fill mbas mbarimit të Eurovisionit. Eurovisioni ka shkaktuar një turbullirë, një çrregullim të jashtëzakonshëm tek Festivali Kombëtar”, deklaroi këngëtari. /a.y/noa.al