Transmetuar më 03-11-2019, 23:08

Reshjet e shiut këtë të dielë kanë shkaktuar përmbytje në jug të vendit.

Në qytetin e Sarandës, një sërë rrugësh janë bllokuar për shkak të vërshimeve.

Uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që reshjet pritet të vijojnë gjatë mbrëmjes dhe ditës së nesërme.

Më poshtë keni pamjet nga përmbytjet në Sarandë.