Prej një viti në protestë, banorët e “Astirit”: Akush nuk ka dëshirë të na dëgjojë
Transmetuar më 03-11-2019, 19:06

Prej një viti ata janë në mbrojtje të banesave të tyre duke kërkuar dëmshpërblim përpara se të shemben, për t’i hapur rrugë projektit të “Unazës së Madhe”.

Pas kaq kohësh, banorët e “Astirit” thonë se askush nuk ka dëshirë t’i dëgjojë.

Ata ftuan qytetarët shqiptarë që mos të largohen nga vendi, por të ngrihen dhe të fillojnë përballjen me politikanët, që sipas tyre, nuk janë të votuar nga populli por nga krimi i organizuar.

“Kemi një vit që jemi në rrugë dhe nuk ka njeri që të na dëgjojë. Këta tregojnë se nuk janë të zgjedhur nga shqiptarët, por nga krimi.

Ne kemi një vit dhe nuk na dëgjon njeri që të zgjidhim hallin.  Kur qytetarët janë të bashkuar dhe nuk e ulin qafën, ata janë të fituar.

Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që mos të largohen, por të shporrim këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri tjetër që të dridhet nga vota e qytetarëve. Kauzat nuk fitohen nëpër kafe, duke parë televizor, por të bashkohemi dhe të shporrim këto politikanë. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e juaj”, tha njëri prej banorëve. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...