Transmetuar më 03-11-2019, 18:07

Ndahet nga jeta deputeti i Parlamentit të Kosovës pas një sulmi në zemër.

Bojan Stojanoviq, nga Lista Serbe, po ashtu është edhe zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.

Ai humbi jetën një natë më parë.

Bojan Stojanoviq, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013.

Që nga viti 2008, ai është anëtar i Kuvendit të Prishtinës. /k.k/noa.al/