Transmetuar më 03-11-2019, 16:03

Nga burime të Abcnews bëhet e ditur se makina që u gjet e braktisur në fshatin Shkafan pranë Ishmit mund të jetë “karrem” për të shpërqëndruar punën e grupit hetimor.

Në të shumtën e rasteve në ngjarje të tilla autorët pas krimit e djegin makinën për të humbur gjurmët. Kjo është një metodë mjaft e përdorur në ngjarjet kriminale.

Mirëpo, në atentatin që iu bë prokurorit Ndoj pasditen e së premtes nuk u përdor kjo metodë. Makina që u gjet e braktisur brenda së cilës kishte edhe armë e maska nuk u dogj. Nga ana tjetër, grupi hetimor po e mban mjaft të fshehtë se kujt i përket makina e braktisur.

Gazetarja e Abcnews raporton se dyshimet janë se ka patur edhe një makinë të dytë. Kjo e fundit mund të ketë porositur atentatin. Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin makinën në fjalë e cila është parë disa herë pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, kamerat nuk kanë mundur të fiksojnë momentin kur ndodhi atentati./abcnews.al