Transmetuar më 03-11-2019, 14:39

Një tragjedi e vërtetë me katër të vdekur, mes tyre tre fëmijë u shënua këtë të martë, më 29 tetor.

Është ky bilanci i një vrasje-vetëvrasje të ndodhur në Deer Park, të Texas, SHBA.

Gruaja, Ashley Auzenne, ishte 39 vjeçe dhe një javë para aktit të rëndë ishte divorcuar nga i shoqi.

Vogëlushët quheshin, Parrish, Eleanor dhe Lincoln. Zbulimi tragjik u bë nga një e afërme e cila kishte shkuar për ta vizituar gruan.

Por ajo u përball me katër trupat e pajetë. Në muajin korrik, Ashley kishte publikuar në Facebook, një fotografi ku shihej me tre fëmijët e buzëqeshur. /a.y/noa.al