Transmetuar më 03-11-2019, 14:25

Një dozë e gabuar paracetamoli i mori jetën! Është ky shkaku i vdekjes së Lily Gibson, një vogëlusheje angleze 3-vjeçare, e cila u ndje keq teksa ndodhej me pushime në Turqi, në Bodrum Holiday Resort, të Mugla.

Vogëlushja gjeti vdekjen gjatë pushimeve me prindërit në gusht të vitit 2018, pasi iu nënshtrua një mbidoze paracetamoli.

Lily nisi që të ndihej keq, gjatë pushimeve me prindërit, kështu që nëna dhe babai vendosën që ta vizitonin.

Sipas mjekut vendas, vogëlushja duhej të rihidratohej dhe për këtë arsye mjeku i shkroi në recetë lëngje dhe paracetamol, por pak orë më vonë ajo gjeti vdekjen.

Autoritetet turke duhet të japin ende dokumentacion ndaj atyre britanike, pasi nga autopsia dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të mbidozës së paracetamolit.

Miq dhe të afërm të familjes kanë mbledhur më shumë se 4000 sterlina për familjen Gibson, duke bërë që këtë javë trupi i saj më në fund të kthehej në Britaninë e Madhe. /a.y/noa.al