Transmetuar më 03-11-2019, 12:43

Felipe Rossi ka zgjedhur që të ndihmojë njerëzit më në nevojë, ata të cilët për shkak të problemeve

me dhëmbët kanë humbur buzëqeshjen dhe nuk mund t’ia lejojnë vetes shpenzimet për rregullim.

Në bashkëpunim me shoqatën “Por1sorriso”, e themeluar në vitin 2016, dentisti i ri brazilian, mbledh fonde për të udhëtuar në vendet e varfra të botës, dhe ofron punën e tij për këdo që ka nevojë.

Felipe ka ndarë në rrjetet sociale fotografitë e pacientëve të tij, para dhe pas ndërhyrjes.

Siç mund të shihni nëpërmjet pamjeve, transformimi është i pabesueshëm. /a.y/noa.al