Transmetuar më 03-11-2019, 11:11

Dhimbjet e fytit janë gjerësisht të përhapura, sidomos me afrimin e stinës së ftohtë, kur bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Për t’iu ardhur në ndihmë gjithë atyre personave që vuajnë nga dhimbjet e fytit më poshtë sjellin listën e ushqimeve që duhet dhe nuk duhet të hani.

Ushqimet që duhet të konsumoni për dhimbje fyti

Lëngu i limonit– Lëngu i limonit ka veti dezinfektuese dhe është një ilaç i vërtetë për gjithë ata persona që kanë dhimbje fyti. Lëngun e një kokrre limoni mund ta shtoni me një gotë ujë dhe në këtë mënyrë do të mbeteni të hidratuar.

Mjalti– I shoqëruar me qumësht ose çaj, ofron veti antiinflamatore të shkëlqyera.

Xhinxheri- Mund të konsumohet si çaj dhe ofron veti të shumta antibiotike dhe antimykotike.

Fruta dhe perime– Për të qenë të karikuar me vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbështesin sistemin imunitar, frutat dhe perimet janë thelbësore. Po ashtu janë ushqimet më lehtësisht të gëlltitshme, kur fyti është i acaruar.

Bananet- Bananet janë një burim i mirë i potasit dhe vitaminës C, duke luftuar kështu inflamacionin.

Hudhrat dhe qepët– Mund të mos pëlqehen nga të gjithë për shkak të aromës së tyre, po hudhra dhe qepët kanë një sërë substancash antibiotike dhe antimykotike.

Supa e pulës- Është një recetë klasike e gjyshes kundër dhimbjeve të fytit, sidomos e shoqëruar me perime, duke mundësuar furnizimin me proteina, vitamina dhe minerale.

Çfarë nuk duhet të konsumoni

Kafe- Këshillohet që ta shmangni pasi shkakton dehidratimin e trupit, duke e bërë dhimbjen e fytit më të fortë.

Ushqimet pikante– Bëni mirë që të shmangni specin djegës apo piperin, pasi irriton më tej fytin.

Bulmetrat– Bëni mirë që ti evitoni që të gjitha, pasi vështirësojnë absorbimin e antibiotikëve, shkruan noa.al.

Alkooli– Than mukozën, duke e përkeqësuar dhimbjen e fytit. Po ashtu duhet të pini sa më shpesh ujë të ftohtë, pasi në këtë mënyrë lehtësoni dhimbjet e fytyit.

Ushqimet e konsumuara nuk duhet të jenë të nxehta, pasi acarojnë fytin, ndaj rekomandohen të vakëta. /a.y/noa.al