Çaji që lufton tumorin, aneminë dhe forcon rrugët urinare
Transmetuar më 03-11-2019, 09:58

Shpesh kur ishim të vegjël nënat dhe gjyshet na jepnin çajra të ndryshëm, mes tyre edhe atë të boronicës. E ndërsa dikur i neglizhonim, tashmë sa më shumë shtohen medikamentet, aq më shumë tentojmë që të gjejmë zgjidhje bimore.

Çaji i boronicës është një prej më të rekomanduarve, për shkak të vetive që ka.

Lëngu i boronicës përmban një substancë e cila pastron dhe parandalon infeksionet e rrugëve urinare, aq shumë të përhapura. Në sajë të ekstraktit të boronicës, luftohen bakteret në muret e rrugëve urinare, duke parandaluar bakteret.

Ky çaj është shumë i mirë pasi ka edhe veti antitumorale. Duke qenë të pasura me antioksidantë, boronicat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve tumorale. Kjo veti i dedikohet kryesisht querektinës, një element i rëndësishëm që gjendet tek boronica.

Boronicat janë shumë të mira edhe për shëndetin e lëkurës, pasi ngadalësojnë plakjen dhe këshillohen kryesisht për gjithë ata që kanë probleme me aknet. Vitamina A, përforcon qelizat dhe rregullon prodhimin e yndyrës, ndërsa vitamina E, rigjeneron lëkurën.

Ky frut pylli është në gjendje që të luftojë edhe aneminë, pasi ka një përqindje të madhe hekuri. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...