Transmetuar më 03-11-2019, 09:12

Fiton lotarinë dy herë brenda vitit, duke shënuar një rekord absolut.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Massachusetts, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rolf Rhodes fitoi 1 milion dollarë, pasi bleu një biletë lotarie pak kilometra larg Boston.

Mundësia për të fituar sërish lotarinë, ishte një në 1.6 milionë, por Rhodes qëlloi në shenjë dhe fitoi shumë më të madhe nga ajo që kishte fituar në muajin maj.

Para fitores së muajit tetor, ai fitoi 650 mijë dollarë, duke e shtuar kësisoj ndjeshëm llogarinë e tij. /a.y/noa.al