Mundësia që ofron ambasada amerikane për gjithë të rinjtë shqiptar me moshë nga 16-18 vjeç
Transmetuar më 03-11-2019, 07:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë shqiptar me moshë nga 16-18 vjeç.

Bëhet fjalë për një projekt katër javor për nxënësit e kësaj moshe, që të mësojnë mundësitë dhe sfidat e shoqërisë civile.

“Ambasada e SHBA-së tani po pranon aplikime për programin e Benjamin Franklin, një program katër javësh në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Ky është një program unik dhe emocionues i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe organizuar nga Universiteti Wake Forest, ku pjesëmarrësit eksplorojnë kulturën dhe politikën amerikane dhe mësojnë për mundësitë dhe sfidat e shoqërisë civile.

Për më shumë informacion rreth kualifikimeve dhe si të aplikoni, klikoni këtu”, shkruan ambasada. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...