Inter nuk ndalet, merr tjetër fitore. Heroi e ka emrin Lukaku
Transmetuar më 02-11-2019, 20:22

Skuadra e Interit vijon të mos ndalet në “Serinë A” italiane.

Zikaltërit kanë marrë një tjetër fitore të çmuar këtë mbrëmje që e mbajnë në krye të klasifikimit.

Takimi Bolonja-Inter përfundoi me rezultatin 1-2.

Ka qenë skuadra vendase që ka kaluar fillimisht në epërsi me anë të Soriano në minutën e 59’.

Zikaltërit kanë gjetur rrjetën e barazimit me anë të Lukakut në minutën e 75’.

Ka qenë sërish sulmuesi belg ai që ka shënuar golin e fitores dhe të rezultatit përfundimtar në minutën e 90+2’ nga pika e 11-metërshit.

Pas kësaj fitoreje, Interi pozicionohet në vendin e parë, me 28 pikë të fituara në 11 ndeshje të zhvilluara./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...