Bie tjetër tërmet me magnitudë 5.1 ballë, ja ku ishte epiqendra
Transmetuar më 02-11-2019, 15:50

Nuk po ndalen tërmetet, as në vendin tonë, por as në vendet fqinje të Ballkanit.

Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Richter raportohet se goditi Bosnje Hercegovinën pak minuta më parë.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane e Monitorimit të Tërmeteve, thellësia e tij ishte vetëm 5 kilometra, duke bërë që të ndjehet më i fortë në sipërfaqe.

Mediat boshnjake raportojnë se lëkundjet kanë qenë të forta, por nde të dhëna për dëme në njerëz apo materiale.

Një ditë më parë, tërmeti më magnitudë 5.2 lëkundi Korçën, ndërsa u raportua se lëkundje kishte pasur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.

Ballkani ka disa muaj që po lëkundet nga tërmete të shumta. Më i forti i këtij viti e pati epiqendrën në detin Adriatik, pranë Durrësit, tërmet që u shoqërua me dëme të shumta materiale edhe në Tiranë./NOA.al

Loading...
Loading...