Transmetuar më 02-11-2019, 08:51

Lëkundje të tjera tërmeti kanë vijuar përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

IGJEUM raporton se për datën 2 nëntor janë regjistruar 8 tërmete të tjera, që pasojnë gjithë pasgoditjet e rëna gjatë datës 1 nëntor.

Banorët thonë se i kanë ndjerë lëkundjet, edhe pse magnituda nuk ka qenë shumë e fortë. Më e forta e matur ka qenë me magnitudë 3.2, afër Bilishtit me epiqendër.

Lëkundjet pasojnë goditjen e fortë që ndodhi mëngjesin e djeshëm me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në Veri Lindje të Miras dhe 11 km në Juglindje të Korçës./b.l/noa.al/