Transmetuar më 01-11-2019, 22:23

Ajo u bë pjesë e misionit “Shqiptarët për shqiptarët”, e Elvis Naçit, i cili e konsideroi atë një histori të pabesueshme.

E ndërsa e ëma, teksa dëgjonte rrëfimin e vajzës adoleshente, shfaqet duke qarë.

Ajo u bë pjesë e misionit të Elvis Naçit, i cili e konsideroi atë një histori të pabesueshme.

Por pas ngjarjes prekëse, teksa fati nuk i ka buzëqeshur prej kohësh, pasi në vend që të luante me shoqet dhe shokët, aho duhet të kujdesej ër familjen e saj.

Enila, 15-vjeçarja që preku zemrat e shqiptarëve me historinë e saj në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, nëna dhe vëllai i saj, u surprizuan nga Elvis Naçi. Një shqiptar nga Tetova, Satki Gafurri, që prej vitesh jetonte në Gjermani i ka dhuruar një banesë në Ballsh Enilës dhe familjes së saj.

Reagimi i tetovarit erdhi pasi në lagjen “Velaj” të fshatit Cfir të Ballshit, një vajzë edhe 15-vjeçare, Enila Velaj, duket se ka shumë halle mbi supe. E qeshur nga mosha, por me lot në sy nga hallet, ajo tregoi historinë e saj:

“Këtu jemi në fshatin Cfir, unë jetoj më mamin dhe vëllain këtu. Lagjia është komplet bosh, ka njerëz që akoma po ikin, po ikin përgjithmonë nga fshati. Ishte një shtëpi lartë edhe ajo iku, edhe xhaxhi do ikte por për arsyen tonë nuk iku, po rri me ne”, thotë në fillim të rëfimit të saj vajza.

“Asnjë nuk është më e hareshme nuk është më e zhurmshme. Mua mu desh që 11-12 vjeç të merrja ekonominë e shtëpisë, pasi mamaja ime nuk është në gjendje.”

Enila Velaj shprehet se “babai im nuk është në gjendje të mirë dhe m’u desh që e vogël të përballesha me hallet e familjes”.

“Ne jetojmë falë një KEMP-i që ka mami, pasi mami ka qenë e sëmurë që 6 muajshe, dhe me atë KEMP 10 mijë leke me atë duhet ta përballojmë.”

“ Faturat i paguajë unë si dritat, blejmë qumësht, siguroj edhe ushqimet. Edhe tani para një muaji na duhej të blinim librat, i blemë se duhet të shkonim në shkollë, ngaqë blemë librat nuk kishim më lekë të blinim ushqime. Jam treguar e fortë dhe deri në këtë pjesë Zoti më ka dhënë një fuqi që as vetë nuk mund ta imagjinoja. Këtë e kuptova para tre viteve, mami dhe babi u grindën keq, mami iku tek gjyshja. Mori dhe vëllain me vete, babi ishte i sëmurë qëndroi rreth një muaj në krevat shtrirë”, thekson vajza, e cila

“Unë isha 11 vjeç pamundësi ekonomike, mungonte diçka, mami i fliste babit, ai mërzitej. Nga një grindje të vogël kaloi në një grindje të madhe derisa mami iku fare. Unë doja të rrija me babin se ai ishte i sëmurë dhe nuk e lija dot vetëm. Ai shkonte larg nuk dinte si të kthehej në shtëpi, kalonte nga kalaja, nga mali, në pyll dhe s’mund ta gjenim dot.”

“Mësoja deri vonë që të mos ulja mesataren e notave në shkollë, për 4 muaj rresht atje e kam parë se çfarë dmth vuajtje. Tani nuk u besoj më tek asnjë njeri. Njerëzit tek të cilët unë kisha më shumë besim më kthyen krahët. Babi më ka ndihmuar shumë, me atë i harroja problemet, që mami kishte ikur. Por mamin e sollën se unë isha shumë e vogël vetë 11 vjeç. Fillimisht nuk kishin marrëdhënie të mira, unë e kam falur ka kaluar kohë”, – tregoi historinë e saj prekëse Enila. /NOA.al