Transmetuar më 01-11-2019, 17:10

Prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja ka rënë pre e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme te mbikalimi i Shkozetit.

Ndaj makinës me të cilën ai udhëtonte, ku ishin edhe me dy persona të tjerë, është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër makinë në lëvizje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, së bashku me prokurorin.

Mësohet se nga të dy automjetet ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa automjeti i Prokurorit, me targa AA 333 ZD.

Emri i Prokurorit u artikulua pak ditë më parë nga Kryeministri Rama dhe numri dy i Qeverisë Erion Braçe, të cilët e akuzuan për lidhje me grupe kriminale.

Prokurori Ndoja kërkoi arrest me burg për kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula. /k.k/noa.al/