Palmer: Shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme, dialog me Serbinë
Transmetuar më 01-11-2019, 16:16

Zyrtari i lartë amerikan, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Kosovë, Matthew Palmer, ka thënë se shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, dhe se vendi meriton të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Duke folur me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Palmer shprehu edhe domosdoshmërinë e përparimit të dialogut me Serbinë.

“Shtetësia juaj është e pakthyeshme dhe tani duhet ta ruani potencialin e madh të këtij vendi. Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se partneritet të fortë me SHBA-të, e meritoni BE-në, NATO-n dhe OKB-në, dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Shumë njerëz këtu janë skeptikë rreth dialogut, por shikoni se çfarë ka arritur Kosova me dialog.

Kosova e ka përfaqësuar veten dhe interesat e saj”, tha Palmer. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...