Transmetuar më 01-11-2019, 14:08

Vret motrën shtatzënë dhe i çan barkun për të marrë foshnjën. Një vajzë 13 vjeçe nga Porto Velho, në Brazil, vrau me gjakftohtësi motrën, Fabiana Santana, 23 vjeçe, i çau barkun dhe i mori fetusin.

Duket se e mitura kishte rënë dakord me persona të tjerë tek të cilët do të shiste fëmijën e motrës. Duke e ditur se 23-vjeçarja nuk do e shiste kurrë fëmijën, mendoi që t’ia merrte me forcë.

E mitura e kreu aktin makabër bashkë me një djalë 15 vjeç, me të cilin do të bënte shkëmbimin. 23-vjeçarja kishte dalë bashkë me dy djem për shëtitje, kur u sulmua.

Pasi u qëllua me një plumb në kokë, u mënjanua dhe iu ça barku. Por gjatë këtij akti, thika i mori jetën edhe foshnjës që ishte në bark.

Nënë e bir u gjet këtë të hënë, n në një pellg gjaku nga policia, e cila më tej zbuloi porositësin e aktit makabër, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për Catia Rabelo, e cila dëshironte që të adoptonte fëmijën e së ndjerës.

Për këtë arsye ajo ia kërkoi motrës së saj që ta vrasë në këmbim të parave.

Që të tre u arrestuan nga policia për vrasje, por 13-vjeçarja deklaroi se e bëri gjithçka jo për para, por për hakmarrje, pasi bashkëshorti i motrës e kishte përdhunuar disa herë, gjë që kishte bërë që raporti mes dy motrave të mos ishte aspak i mirë. /a.y/noa.al