Transmetuar më 01-11-2019, 08:20

Gjatë mbrëmjes së Halloween, një vajzë 7 vjeçe bashkë me disa pjesëtarë të familjes po bënte xhiro nëpër shtëpitë e lagjes sipas traditës “karamele ose horror”, por papritur e kapi një plumb në nofull.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kësaj të enjteje, në Chicago, SHBA.

Vogëlushja ishte veshur si bletë, ndërkohë që si pasojë e plagës së marrë u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake rezulton se e mitura është viktimë aksidentale e disa të shtënave me armë zjarri.

Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al