Transmetuar më 01-11-2019, 08:11

Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat janë më të dukshme në zonat Jugore.

Paraditja zhvillon vranësirat në këto zona duke sjellë shira të izoluar duke i lënë zonat Qëndrore dhe Veriore në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstemale ditore nga 1 gradë C deri në 21 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriore- Verilindore duke sjellë në det dallgëzim 2 ballë./b.l/noa.al/