Transmetuar më 31-10-2019, 21:51

Stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ është thuajse drejt finalizimit.

Fasada historike e stadiumit “Qemal Stafa”, ishte një nga temat e nxehta të debatit, kur nisi shembja e impiantit legjendar, për t’i hapur rrugë rindërtimit të “Arenës Kombëtare”.

FSHF mori përsipër në atë kohë, që fasadë që të çonte në hyrjen e tribunës qëndrore, të ruhej, e do të vihej identik edhe në stadiumin e ri.

Mbrëmjen e sotme, pak ditë para inaugurimit të stadiumit, është anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, që ka postuar një foto të kësaj fasade, e ruajtur.

“Shkallët për tribunën, të njëjta si 80 më parë. Memorja historike është ruajtur dhe restauruar”, shkruan Dervishaj krahas fotos./a.k/noa.al/