Transmetuar më 31-10-2019, 21:06

I kritikuar jo pak nga ekipi dhe tifozët e Arsenalit, Granit Xhaka ka kërkuar falje për gjestet e tepëruara ndaj tifozëve në ndeshjen e së dielës përballë Kristal Palas.

Xhaka ka kërkuar ndjesë tifozëve, ndërkohë shpjegon se kishte dalë nga vetja, prej abuzimeve që e kishin shoqëruar për një kohë të gjatë.

LETRA E XHAKËS

“Pasi kam marrë kohën e nevojshme për të reflektuar në atë që ka ndodhur të dielën, do të doja të jepja një shpjegim në vend të një përgjigjeje të shpejtë. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë shokuar. E dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100 për qind të vetes.

Ndjenjat e mia që të mos kuptohem nga fansat dhe komentet abuzuese që përsëriteshin në ndeshje dhe në rrjete sociale përgjatë javëve të fundit dhe muajve, më kanë lënduar thellë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “do të të thyejmë këmbët”, “do të vrasim gruan tënde” dhe “urojmë që vajza jote të preket nga kanceri”.

Kjo më ka trazuar dhe kam arritur në pikën që kam shpërthyer kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.

Në këtë situatë, humba toruan dhe reagova në atë mënyrë të parespektueshme ndaj grupit të fansave që përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Ky s’ishte qëllimi im dhe kërkoj falje nëse kjo është ajo që mendojnë njerëzit.

Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara”.