Transmetuar më 31-10-2019, 19:38

Astronautët e NASA-s do të qëndrojnë për dy javë në sipërfaqen e Hënës në misionin e tyre të radhës, i parashikuar për në vitin 2024.

Agjencia hapësinore ka përshkruar një projekt të ri të guximshëm për një ulje në hënë shumë shpejt në vitet e ardhme.

Astronautët e ekuipazhit Artemis do të kenë nevojë për disa mjete të nevojshme përmes të cilave mund të gjejnë edhe akullin e ujin në Hënë i cili do të merret më pas për t’u studiuar.

"Ne do të kemi një program shkencor shumë të fortë që nga fillimi," tha një zyrtar i NASA-s.

Një mision i dytë dhe madje edhe më ambicioz i Artemis, është ky i planifikuar pas disa vitesh i cili bën të qartë se janë marrë plotësisht masat që në misionin e radhës astronautët të qëndrojnë plot 2 javë në të. /k.k/noa.al/