Transmetuar më 31-10-2019, 17:46

Pak ditë pas ekzekutimit të Abu Bakr al-Bagdadi, nga forcat amerikane, ISIS ka emëruar liderin e ri.

Ai është Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi, i cii ka marrë drejtimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i ri i ISIS, Abu Hamza al-Qurayshi. Media pranë ISIS-it Al Furqan deklaroi se ISIS tashmë ka një drejtues të ri.

Zëdhënësi iu drejtua po ashtu Shteteve të Bashkuara, duke thënë “mos u gëzoni”. /k.k/noa.al/