Transmetuar më 31-10-2019, 17:51

Pamje të tmerrshme, teksa një shofer është kapur nga kamera duke ecur me shpejtësi të madhe dhe për pasojë ka humbur kontrollin gjatë orëve të para të mëngjesit, me makinën e tij.

Makina është përplasur me bordurën e  një shkollë fillore, por shoferi arrin të shpëtojë vetëm me lëndime të lehta.

Shoferi pësoi lëndime të vogla përkundër një përplasjeje spektakolare që ndodhi në Luton, Bedfordshire, duke ngjallur habi për policinë dhe mjekët.

Pamjet tregojnë se makina përplaset me një shtyllë me tulla, duke bërë që automjeti të rrotullohet disa herë.

Dritat ndezëse të policisë shihen menjëherë pas goditjes para se oficerët e policisë të vraponin drejt makinës së rrënuar, teksa gjejnë shoferin fatmirësisht pa dëmtime serioze./NOA.al