Transmetuar më 31-10-2019, 14:24

Nipi i ish-deputetit të Partisë "Nisma’ Milaim Zeka, ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit në tru.

Zeka ka ndarë lajmin e trishtë në profilin e tij zyrtar teksa thotë se lufta me sëmundjen zgjati tre vite por ai nuk ia doli dot për shkak se nuk e kishte diagnostifikuar në kohë.

“Të nderuar njerëz të mirë. Ashtu siç jeni të njoftuar, Denisi ynë i shtrenjtë, dje ka ndërruar jetë. Tri vite rresht është përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit në tru. Krejt kjo si pasojë e mosdiagnoztifikimit me kohë të kësaj sëmundje.

Të gjithë ju që dëshironi për t’i dhënë lamtumirën e fundit, varrimi bëhet sot, ora 16.00, në Korroticë të Eper, të Kroni Mbretit. Varrezat janë buzë autostradës”, shkruan Zeka.