Transmetuar më 31-10-2019, 10:48

U operua nga hernia diskale, por mbeti i paralizuar. “Është një operacion i thjeshtë rutinë”, i kishin thënë mjekët dhe ai hyri në spital në 6 mars 2019, duke menduar se do të dilte një ditë më vonë, pasi nuk e duronte dot më dhimbjen e shpinës që po e torturonte.

Por 39-vjeçari italian nga Verona, doli nga spitali vetëm pas disa muajsh në karrocë me rrota, ndërkohë që pesë mjekë janë nën hetim.

Ndërhyrja në spitalin ‘Sacro Cuore Don Calabria di Negrar’ të Verona, teksa tashmë nuk mund të ecë dhe as mund të rifillojë punën.

Tashmë pritet që hetimet të zbulojnë përgjegjësinë e mjekëve lidhur me ngjarjen.

Seanca e parë gjyqësore u mbajt këtë të martë në Gjykatën e Veronës. /a.y/noa.al