Transmetuar më 31-10-2019, 09:25

U shkatërrua e gjitha nga zjarri, ndërtesa kryesore e kështjellës Okinawa, në Naha të Japonisë, e cilësuar si pasuri e Unesco.

Autoritetet lokale deklaruan se flakët, shkaqet e të cilave nuk dihen ende, ranë në orët e para të së mërkurës, duke u përhapur me shpejtësi dhe pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, nuk arritën që të shuhen.

Kështjella antike Shuri, është një prej atraksioneve kryesore turistike në ishullin në jugperëndim të arqipelagut dhe daton nga mbretëria Ryukyu, e cila qeverisi vendin për 450 vite, para integrimit të Okinawa nga Japonia, në vitin 1879.

Ndonëse kështjella u dëmtua seriozisht gjatë bombardimeve amerikane gjatë luftës së dytë botërore, kompleksi u restaurua pjesërisht dhe u hap për publikun si park kombëtar në vitin 1992.

Në dhjetor të vitit 2000, kështjella u bë pasuria e njëmbëdhjetë e njerëzimit e Japonisë, duke u futur në Unesco. /a.y/noa.al