Pentagoni publikon pamjet e vrasjes së kreut të ISIS, Al Baghdadi
Transmetuar më 31-10-2019, 07:58

Pentagoni ka publikuar imazhet e para të sulmit që çoi në vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr Al Baghdadi.

Videoja me momentet e sulmit u publikua nga Us Central Command, ku shihen forcat amerikane duke u afruar.

Sulmi ndodhi më 29 tetor, teksa Al Baghdadi u gjet i fshehur në një tunel.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, konfirmoi këtë të diel se lideri i ISIS, Abu Bakr al Baghdadi, vdiq gjatë një sulmi amerikan në Siri.

Presidenti nënvizoi në deklaratën e parë pas sulmit se “Vdiq si një qen, si maskara”. Sulmi që çoi në vdekjen e liderit të ISIS dhe dy djemve të tij, zgjati dy orë, ndërkohë që Trump e pa direkt gjithçka nga Situation Room në Shtëpinë e Bardhë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...