Transmetuar më 30-10-2019, 17:55

Nuk mjafton asgjë më shumë në karrierë. Ai vlerësohet se i dha i vetëm trofeun e Kupës së Botës Argjentinës dhe konsiderohet lojtari më i mirë i të gjithë kohërave.

Në vendlindjen e tij konsiderohet jo thjesht legjendë, por i "bekuar nga perëndia".

"Dora e Zotit", Diego Armando Maradona është një legjendë e gjallë e futbollit botëror. Shumë herë e ka rrëmbyer vëmendjen dhe për sjelljen e tij, që është tërësisht pa komplekse, pasi la karrierën si futbollist.

Në mbrëmjen e djeshme, skuadra që legjenda argjentinase drejton, Gimnasia, do të luante përballë Neëells Old Boys në transfertë. Fitore e pastër në shifrat 0-4, ndërsa një surprizë të bukur menduan drejtuesit e klubit kundërshtar, atje ku Maradona ka luajtur edhe më parë.

Ndoshta edhe për shkak se festonte sot datëlindjen, ata e kanë nderuar duke e ulur në një fron si trajner dhe jo në një stol të zakonshëm. Sepse ka vetëm një legjendë…

Maradona mbushi sot 59-vjeç. Ai mori mesazhe dhe urime të shumta. Sigurisht, tifozët e Barcelonës, të Napolit dhe të Argjentinës, kishin një arsye më shumë për të kujtuar idhullin e tyre./NOA.al