Rrahu dhe ofendoi futbollistët pse humbën, ish-trajneri i Laçit përfundon në Polici
Transmetuar më 30-10-2019, 11:54

Një ngjarje e ndodhur disa vite më parë në futbollin e moshave të vogla e cila u bë publike ditën e djeshme ka sjellë shoqërimin e një ish-trajneri i cili kur drejtonte skuadrën e U-17 të Laçit ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të gjithë lojtarët për shkak se kanë humbur ndeshjen.

Ndue Tarazhi është shoqëruar në polici që nga ora 08:00 e mëngjesit dhe vijon të merret në pyetje nga ofiecerët e policisë. Ndaj tij po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

Ngjarja nuk është bërë publike në momentin kur ka ndodhur, por një video e bërë virale ditën e djeshme ka ngritur shqetësim në rrjet, ndërsa sot Tarazhi nuk drejton më asnjë skuadër.

Trajneri qëlloi me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje dhe i ka ofenduar ata. Këto veprime sollën edhe reagimin e policisë duke e thirrur Tarazhin, për ta marrë në pyetje dhe për të sqaruar ngjarjen.

Gjithashtu po merret në pyetje edhe një nga oficerët e policisë që u shfaq në video e publikuar në mediat sociale. Pavarësisht se ishte dëshmitarë i dhunës që trajneri ushtroi ndaj futbollistëve, polici nuk ndërhyri.

Biseda e trajnerit me futbollistët:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor?

Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...