Transmetuar më 30-10-2019, 09:36

Një avion i vogël turizmi u përplas me disa banesa në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një avion ‘Cessna 414’, ndërsa incidenti u shënua në Colonia, rreth 30 kilometër larg qytetit të New York, gjatë së martës.

Sipas autoriteteve, përplasja shkaktoi zjarr në disa banesa, ndërkohë që një re e madhe tymi u përhap në të gjithë zonën.

Si pasojë e përplasjes piloti Michael Schloss gjeti vdekjen, dy persona u plagosën dhe dy shtëpi u dogjën plotësisht.

Shkak për ngjarjen u bë fakti se piloti po fluturonte shumë ulët me banesat. /a.y/noa.al