Transmetuar më 29-10-2019, 21:00

Pas golit me Kombëtaren tonë, Rey Manaj u ndëshkua nga trajneri i Alabacete, madje ai e ndëshkoi duke mos e lejuar të stërvitej me shokët e skuadrës.

Nndërkaq, Manaj nuk e grumbulloi për takimin ndaj Cadiz.

Mediat spanjolle zbuluan edhe arsyen se përse Manaj u konfliktua me trajnerin Ramis.

Sipas tyre shkak është bërë edhe goli i realizuar nga sulmuesi shqiptar në fitoren 0-4 të kuqezinjve ndaj Moldavisë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Manaj i pakënaqur që nuk kishte qenë titullar para ndeshjes me Fuenlabrada, ndaj edhe ka kërkuar me zë të lartë shpjegime nga tekniku Ramis.

Argumenti që ai ka shpalosur në sy të shokëve të skuadrës, ishte pikërisht goli që kishte shënuar me përfaqësuesen shqiptare, ndaj Moldavisë. Lojtari ka insistuar se ishte në formë për të luajtur si titullar pasi vetëm pak ditë më parë kishte gjetur rrjetën në mënyrë spektakolare me finte me fanellën kuqezi, por trajneri e ka cilësuar si një mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës.

Pas kthimit në Spanjë, në ndeshjen e radhës Manaj nuk u aktivizua asnjë minutë, trajneri mori vendim që lojtari të stërvitej veçmas të tjerëve për një javë.

Ai paralajmëroi se ndaj lojtarit shqiptar do të kishte edhe sanksion financiar. Manaj e ndoqi nga tribuna ndeshjen e javës së fundit, të fituar kundër Cadiz, ndërsa këtë javë iu kthyer ekipit të tij në stërvitje. /NOA.al