Familja dhe policia gjermane janë në alarm pas zhdukjes së nja vajze shqiptare nga Kosova.
Janë bërë katër ditë nga zhdukja e 14 vjeçares me prejardhje nga Kosova dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e saj.
Vajza me emrin Sania raportohet se kishte dalë nga shtëpia e saj në Marburg-Biedenkopf në Gjermani, rreth orës 10 të ditës së shtunës dhe askush deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Policia e Marburgut bën thirrje që secili qytetar që ka ndonjë informacion t’i drejtohet atyre.
Telefoni i saj ishte gjetur rreth orës 16:00 afër stacionit hekurudhor në Giesen, sipas "Tag 24".
Autoritetet gjermane kanë përdorur listën e kontakteve për të siguruar ndonjë informatë por përpjekjet deri tani për gjetjen e saj kanë rezultuar të pasuksesshme.
Sipas të dhënave nga policia gjermane 14 vjeçarja e lindur në Kosovë ka këtë përshkrim:
Përafërsisht e gjatë 1.60 cm;
60 kilogramë;
Ka flokë të gjata dhe të mbyllur;
Ajo kishte mbathur atlete të zeza Nike, xhinse ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë, ditën që humbi gjurmët.
Policia e Marburgut i lut të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion të telefonojnë në numrin: Tel: 06421/4060/NOA.al