Transmetuar më 29-10-2019, 18:05

UEFA dha verdiktin e saj pa hetimeve të kryera dhe ka ndëshkuar Bullgarinë. Kështu Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në Nion, ka ndëshkuar Bullgarinë me dy ndeshje pa praninë e tifozëve si dhe ka gjobitur me 84 mijë euro federatën e këtij vendi.

Ndeshja kualifikuese Euro 2020 u mbyll 6-1 në favor të Anglisë.

Më 14 tetor Bullgaria u bë epiqendra e lajmeve negative për shkak të koreve raciste të tifozërisë së saj në takimin kundër Anglisë, që u bënë shkak për ndërprerjen dy herë të takimit dhe që shkaktuan një revoltë të madhe të opinionit sportiv botëror për këtë sjellje të papranueshme të bullgarëve.

Si pasojë e këtyre veprimeve dha dorëheqjen kreu i federatës bullgare, Borisjal Mihajlov./NOA.al