Alarm prej qumështit pluhur për fëmijët! Disa produkte kanë substanca kancerogjene
Transmetuar më 29-10-2019, 15:00

Hidrokarbure aromatike dhe vajra minerale, është kjo ajo që ndodhet brenda disa llojeve të qumështit pluhur. Bëhet fjalë për një substancë potencialisht kancerogjene e cila gjendet brenda produkteve të qumështit pluhur për fëmijët.

Alarmi vjen nga disa laboratorë holandezë, francezë dhe gjermanë, ku u kryen analizat prej nga dhe erdhi alarmi. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e produkteve, u bë pezullimi i shitjeve.

Kompania ‘Danone’ reagoi duke thënë se nga kontrollet e kryera nuk u gjet asgjë e dyshimtë, duke konfirmuar se do të bëhen analiza të tjera, shkruan noa.al. Sakaq ‘Nestlé’ deklaroi se mirëkupton shqetësimin e klientëve, duke nënvizuar se, “Dëshirojmë të sigurojmë prindërit se Nidal Lotto 1 (loti 90720346AC / mars 2021) mund të konsumohet e sigurt. Shërbimi ynë ndaj klientëve është në dispozicion të prindërve.

Më konkretisht markat dhe lotet nën akuzë janë:

Në Holandë

Neolac Biooogisch 1 Volledige zuigenlingenvoeding 0-6 m; MOAH: 1,6 mg/kg Numër lotto: 11620; Data e skadencës: 15.01.2021 Hero Baby nutrasense ipoallergenico 0-6 mesi; MOAH: 0,8 mg/ kg Numër i lotit: 80926-023; Datë skadence: 26.09.2020 Nutrilon Dieetvoeding bij koemelkallergie 1 0-6 maanden; MOAH: 1,2 mg/ kg Numër i lotit: 90722241; Data di scadenza: 22.08.2020 Në Francë Nestlé Nidal Lait en poudre 1er âge; MOAH: 1,2 mg/ kg Numër i lotit: 90720346AC; Datë skadence: 01.03.2021 Danone Gallia Galliagest Croissance 3 Sans lattact; MOAH: 0,7 mg/ kg Numër i lotit: 905764 (019079); Datë skadence: 19.12.2019 Në Gjermani Nestlé BEBA OPTIPRO PRE 800 g von Geburt an; MOAH: 3,0 mg/ kg Numër i lotit: 91120346AA; Datë skadence: 10/2020 Nestlé BEBA OPTIPRO 1 800 g di Geburt an; MOAH: 1,9 mg/ kg Numër i lotit: A5952275; Datë skadence: 11.03.2020 Novalac Säuglingsmilchnahrung PRE 400g; MOAH: 0,5 mg / kg Numër i lotit: 9098080621; Datë skadence: 10/2020/a.y/noa.al

Loading...
Loading...