Transmetuar më 29-10-2019, 13:46

Një nënoficer i Forcave Speciale të Kosovës, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka gjetur vdekjen ditën e sotme, teksa ka qenë duke u stërvitur.

Vdekjen e 45-vjeçarit është konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se ndjeri Baki Ejupi, ka ndërruar jetë teksa po kryente disa testime fizike.

Ejupi është me origjinë nga Podujeva, ndërsa punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale. /a.y/noa.al