Palmer viziton sot Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 29-10-2019, 13:37

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndron sot në Shkup. Palmer do të pritet nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Në një njoftim për media nga Ministria e Jashtme e këtij vendi thuhet se Palmer dhe Dimitrov pritet të diskutojnë zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mbështetjen e SHBA-së për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Këtë muaj, Bashkimi Evropian ka dështuar të marrë vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.

Refuzimi i Tiranës dhe Shkupit nga BE-ja konsiderohet "gabim i madh", shkruan rel. Palmer, në një seancë të Kongresit amerikan javën e kaluar, ka thënë se është "zhgënjyer thellësisht" nga ky qëndrim i BE-së.

Sipas tij, mosveprimi i Këshillit Evropian e shkurajon gatishmërinë e liderëve të Ballkanit për të zbatuar reforma./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...