Transmetuar më 28-10-2019, 21:19

“Arena Kombëtare” apo siç njihet edhe shtëpia e kombëtares kuqezi, do të inaugurohet më  17 Nëntor, në ditën e Çlirimit të Tiranës, në përballjen kualifikuese Euro 2020, Shqipëri-Francë.

Mbetet që emri i stadiumit të zyrtarizohet nga UEFA, ndërsa janë shpërndarë ftesa për personalitete të shquara, përfshi edhe artistë, sportistë dhe politikanë europianë.

Shitja e biletave për ta ndjekur ndeshjen nga kompleksi modern, kanë nisur që prej disa ditësh, ndonëse çmimet janë të kripura, aspak të ngjashme me arenat më prestigjoze të kontinentit.

Shqipëria pret Andorrën më 14 Nëntor, në Elbasan Arena", ora 20:45, ku pritet të marrë një fitore, dhe ndaj Francës, nëse arrin një rezultat pozitiv, kuqezinjtë marrin vendin e tretë, çka është edhe objektivi i tyre i mbetur në këto kualifikuese.

Por nisur nga ngjarjet e fundit, pas ngatërrimit të himnit në Francë dhe vetos që ky vend vendosi ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave, përballja e 17 Nëntorit, parashikohet të jetë një "mbrëmje e zjarrtë", më shumë se festive dhe sportive.

 

Grupi H               Gv          P

Turqia                   13           19

Franca                   16           19

Islanda                  2            15

Shqipëria             4             12

Andorra               -15           3

Moldavia             -20          3