Transmetuar më 28-10-2019, 20:56

Këngëtarja e mirënjohur, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë dy foto nga Parisi, shoqëruar me simbolin e dashurisë, ku ndodhet prej disa ditësh për klipin e saj të ri.

Ajo e bëri publik klipin në ditët e fundit, ndërsa është shfaqur këtëherë me një "look" ndryshe nga kryeqyteti francez.

"Me shumë dashuri sjellim projektin e fundit, me embëlsinë e muzikës edhe notave të Pirro Cakos, me profesionalizmin e Darko Dimitrov, fotografinë dhe videon e Eduart Grishaj. I njëjti trinom si Sekreti, ju sjellim Parisin", shkroi Xhensila lidhur me projektin e saj të fundit muzikor./NOA.al