Festivali i RTSH-së në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm, zbulohen risitë e këtij edicioni
Transmetuar më 28-10-2019, 17:20

Festivalit të Këngës në RTSH i ka humbur prej vitesh shkëlqimi i dikurshëm.

Për t’i rikthyer emrin që kishte dikur ky festival, Televizioni Publik vendosi të rikthejë fillimisht regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka.

Produksioni i Festivalit i është besuar pikërisht Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, të cilat kanë prezantuar dhe projektin për ta bërë festivalin më të ndjekur.

Nga risitë e këtij edicioni, mësohet se të 20 këngët e festivalit do të jenë pjesë e platformave online me videoklipe, 30 ditë para nisjes së Festivalit, ku artistët do të tregojnë punët e tyre, duke i dhënë mundësi publikut të zgjedhë të preferuarën/in/it e tyre.

Edicioni i 58-të i Festivalit do të vijë për publikun më i prekshëm se edicionet e tjera, pasi Radiotelevizioni Shqiptar do të jetë prezent në xhirimet e klipeve, ku do të sjellë ekskluzivitete, prapaskenat e provave me video dhe foto nga këngëtarët pjesëmarrës. Nga ana tjetër, çdo gjë lidhur me festivalin, para dhe gjatë netëve live do të jetë e pasqyruar deri në detaje.

Emra të njohur të skenës janë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrës në festival./NOA.al

Loading...
Loading...