“France Football” zbulon favoritin për “Topi i Artë”
Transmetuar më 28-10-2019, 11:50

Cristiano Ronaldo, Van Dijk apo Leo Messi, kush do të shpallet fituesi i “Topit të Artë”?

Nga Franca shtohet gjithnjë e më shumë zërat që shohin yllin portugez si favoritin kryesor për të triumfuar në çmimin më të rëndësishëm në rang individual.

Sipas “Messaggero”, Ronaldo ka shtuar shumë kontaktet me Komitetin e “Topit të Artë”, madje ka pritur në Torino përfaqësues të “France Football” për të cilët ka dhënë dhe një intervistë.

Ronaldo sëbashku me Fabio Paratricin kanë darkuar më pas me përfaqësues të revistës prestigjioze.

CR7 ka kaluar në këtë garë Van Dijk i cili pritet të jetë një nga rivalët më të mëdhenj të sulmuesit portugez.

Për Ronaldon ky do të ishte trofeu i 6-të në karrierë, sigurisht më i veçantë pasi do të kalonte rivalin e tij më të madh, Leo Messi.

Loading...
Loading...