Transmetuar më 27-10-2019, 21:39

Fenerbahçe fitoi ditën e djeshme me rezultatin e thellë 5-1 përballë Koniaspor në kampionatin turk.

Protagonist në këtë takim ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi një supergol nga një distancë jo e afërt.

Muriqi shënoi në minutën e 82-të me një gjuajtje fantastike nga një distancë prej 30 metrash.

Goli i tij mahniti të gjithë të pranishmit në stadium, gjithashtu edhe presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç.

Ky i fundit është fotografuar duke ngritur duart dhe sytë drejt qiellit, pas golit që erdhi nga këmbët e Muriqit./a.k/noa.al/