Femrat i duan këta meshkuj
Transmetuar më 27-10-2019, 19:28

Kuptimi i përsosmërisë dallon nga personi te personi, mirëpo shkencëtarët megjithatë kanë provuar të gjejnë karakteristikat fizike, të cilat do të duhej t’i ketë mashkulli i përsosur.

Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat – madje kjo në bazë të fakteve shkencore.

Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore

Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e këtillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.

Mjekra e parruar

Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.

Mosha

Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekt George Clooney”.

Kursimtari

Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.

Sensi për humor

Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast – femrat më me dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...