Transmetuar më 24-10-2019, 01:15

Një tjetër ditë me diell parashikohet për sot, enjte 24 tetor 2019.

Mjegulla e dendur do të vijojë të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë luginave.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato parashikohen në: zonat malore 6ºC deri në 23ºC zonat e ulëta 8ºC deri në 30ºC zonat bregdetare 12ºC deri në 27ºC

Moti do të jetë i kthjellët dhe mjegull përgjatë luginave të lumenjve dhe në zonën bregdetare.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur.

Për ditët në vazhdim sikundër shihni më poshtë pritet të vijojë mot me diell dhe kryesisht i ngrohtë deri më 31 tetor kur priten reshje shiu.