Nga Mentor Kikia: Meqë trafikanti iku, arrestoni gjykatësit. Bëni drejtësi!
Transmetuar më 23-10-2019, 19:09

Opinion nga Mentor Kikia

Nuk reshtëm së bërtituri atë kohë për këtë skandal. Kemi shkruar e folur pa fund për lirimin e trafikantit turk që sot doli një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane. Por askush nuk deshi të dëgjojë. Një bandë gjykatësish vazhduan të qetë karrierën e zhvatjes.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trafikant, që kërkohet në 5 shtete për 1 ton kokainë, të nxirret nga burgu e të sigurohet në arrest shtëpie. E ku, në një vend pa adresë. Di njeri të thotë ku bie shtëpia: Kthesa e Kamzës, kati i 8? Nuk ka asnjë. Ose ka qindra shtëpi që janë në katin e 8 në dhjetëra pallate tek Kthesa e Kamzës. Ku janë sot këta gjyqtarë? Përse nuk arrestohen? Gjin Gjoni ka marrë edhe leje lindjeje për të shtyrë vettingun.

Reforma thjeshtë disa prej tyre i ka përjashtuar, por po gëzojnë të qetë paratë e trafikantit turk.

KLD kryesohej atëkohë nga Bamir Topi, President i Republikës dhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar. Mund të dinë edhe këta ndonjë gjë.

/NOA.al/

Loading...
Loading...