Transmetuar më 23-10-2019, 17:26

Policia spanjolle goditi një grup kriminal që kultivonte hashash pranë parkut kombëtar të Serrania de Kuensa, në Spanjë.

Policia arrestoi katër pjesëtarë të grupit, të cilët punonin me rritjen e bimëve të paligjshme, në një plantacion të fshehur mes bimësisë së dendur të një pylli në atë zonë.

Grupi përbëhej nga katër shqiptarë, të cilët kishin ngritur një kamp prej ku e kontrollonin plantacionin rreth 24 orë në ditë.

Ata janë raportuar nga qytetarë të rastit që i kanë vënë re, dhe policia arriti të bllokojë më shumë se dy ton marijuanë, pasi i mbajti nën vëzhgim që nga fillimi i tetorit.

Zona ku ishin vendosur ishte shumë e veçuar dhe nuk mund të shkohej në këmbë pa ecur për gjysmë ore midis pyllit të dendur.

Ata kishin ngritur gjithashtu një sistem të sofistikuar vaditjeje, nëpërmjet tubave të vendosur nën tokë, të fshehura midis pemëve.

Ky nuk është rasti i parë, ku shqiptarët gjejnë mënyra nga më të ndryshme për kultivimin e Kanabisit, në vende të ndryshme të Europës. /NOA.al