Transmetuar më 23-10-2019, 11:37
Foto ilustruese

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar një person dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Pasditen e kësaj të marte u bë kurorëzimi i operacionit antidrogë të koduar “Sanxhaku”.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i K. M., 28 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, si dhe u bë shpallja në kërkim e A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Efektivët e policisë, pas informacioneve të marra se dy të rinjtë po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kilogramë kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim edhe e shtetasit A. M., si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e K. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja nda urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” në ngarkim të shtetasit A. M. /a.y/noa.al