Transmetuar më 23-10-2019, 10:25

Pamjet që gjeni më poshtë janë filmuar nga një zhytës në brigjet e Guadalupe, në Meksikë.

Në to shihet një peshkaqen i bardhë rreth pesë metra i gjatë i cili kafshon kafazin, dhe mundohet që të fusë me forcë kokën brenda.

Dy zhytësit ishin mbyllur në një kafaz për tu mbrojtur nga sulmi, për të përjetuar një eksperiencë unike, duke notuar për pak minuta pranë grabitqarëve të rrezikshëm.

Peshkaqeni i bardhë në një moment nisi të sulmojë kafazin e hekurt, duke krijuar jo pak shqetësim tek zhytësit.

Por fatmirësisht më në fund u dorëzua dhe u largua, pa lënduar askënd. /a.y/noa.al